www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Katër plumba ndaj kundërshtarit, “Zoti i drogës”, ish-lojtari i Lazios dhe “Princi” dënohen me 52 vite burg

Posted on January 12, 2024January 12, 2024 by User User1

Mbrëmjen e djeshme, bosi i mafias shqiptare, Elvis Demçe u dënua me 18 vjet e 6 muaj burg për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Matteo Costacurta, “Princi” që zgjodhi të bëhej një vrasës në shërbim të krimit të organizuar,  u dënua gjithashtu me 18 vjet burg.

Nëse Demçe ishte organizatori, Costacurta ishte autori i pritës ndaj Alessio Marzanit, një kriminel i dënuar dhe tregtar droge.

Ai u qëllua me katër plumba në mbrëmjen e 22 tetorit 2020, por mbijetoi për mrekulli.

Daniele Gallarello, i cili kishte lidhje biznesi me Demçen, kishte një problem. Marzani, i cili merrej me drogë në emër të tij, por edhe kishte marrë borxhe, kishte filluar ta shantazhonte.

Më pas i drejtohet Demçes, i cili garanton zgjidhjen e situatës. Përveç bosit shqiptar dhe vrasësit me pagesë, me 14 vjet u dënua Alessandro Corvesi, 15 vjet e 6 muaj vetë Gallarello dhe 11 vite shënjestra e atentatit.

Përfshirja e Alessandro Corvesi në grupin kriminal nuk mungoi të bëhej kryefjalë. Ish-lojtar i Lacios, në të kaluarën ka qenë edhe partneri i shoëgirl-it Antonella Mosetti. Në shkurt 2021 ai u arrestua për posedim kokaine me vlerë 5 milionë euro.

Nga ana tjetër, Demçe është në qendër të një prej hetimeve më të rëndësishme të viteve të fundit kundër krimit të organizuar në Romë. Tashmë pranë Fabrizio Piscitellit, bosi i mafias shqiptare shfaqet i egër dhe i vendosur në rrugën drejt “pushtimit” të sheshit romak për të shitur drogë.

Personazhi i tretë në këtë histori është Matteo Costacurta, i quajtur edhe “Princi” për gjakun e tij blu, para arrestimit ai jetonte në një vilë të madhe në Olgiata. I implikuar në botën e krimit, Costacurta kishte ambicien për të qenë një vrasës në shërbim të krimit të organizuar./vizionplus.tv

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara