www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

PTHP jep detaje për vrasjen e foshnjës nga Kërçova

Posted on January 11, 2024January 11, 2024 by User User1

Prokuroria Themelore Publike – Kërçovë tha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për kryerjen e veprës penale vrasje.

“I dyshuari 29 vjeçar më 18 dhjetor, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, e ka vrarë bijën e tij të lindur në vitin 2022. Ai ka goditur foshnjën me disa goditje në dorë dhe këmbë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore si frakturë kafkë, gjakderdhje në tru dhe dy brinjë të thyera”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se nga plagët e shkaktuara, fëmija ka vdekur më 8 janar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza” në Shkup, ndërkaq prokurori te gjykatësi në procedurë paraprake ka parashtruar propozimin për paraburgim.

Kujtojmë se foshnja 2 vjeçare luftoi për 22 ditë, ndërsa i ati foshnjës, F.D u arrestua nga policia për shkak të veprës së kryer.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara