www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BDI: Vendkalimi i përbashkët kufitar me Shqipërinë në Qafë Thanë, nismë historike

Posted on July 31, 2023July 31, 2023 by User User1

Përmes një kumtese të dërguar, Bashkimi Demokratik për Integrim e cilësoi si hap historik lëshimin në përdorim të vendkalimit të përbashkët kufitar me Republikën e Shqipërisë në Qafë Thanë me një pikë të vetme kontrolli.

“Ky model funksionimi është reflektim i një qasje progresive nga të dyja shtetet për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërfqinjësore përmes thjeshtësimit të procedurave burokratike dhe lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave”, kumtojnë nga BDI.

Sipas tyre, sistemi i këtillë i realizimit të kontrollit kufitar është edhe një premtim i realizuar nga programi i tyre për të eliminuar kolonat e gjata, për të përforcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë ekonomik dhe në sferën e turizmit.

“Ky projekt bashkë me projektin më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorin 8 do të ketë impakt të jashtëzakonshëm në përmirësimin e kapaciteteve operative të kompanive dhe në përgjithësi do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik të vendeve tona. Mirëqenia e përbashkët është e mundur vetëm kur ia lehtësojmë njëri – tjetrit, kur mendojmë dhe veprojmë bashkë pa barriera në rrugën e zhvillimit të përbashkët”, thonë nga BDI./koha

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara