www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kryeministri pranon propozimin e presidentit për shtyrjen e afatit të dokumenteve

Posted on January 10, 2024January 10, 2024 by User User1

Qeveria do të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit të afatit për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit me emrin e ri të shtetit të propozuar nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, thotë se do të konsultohet me dy ministrat me të cilët presidenti Pendarovski ka biseduar për mundësinë e ndryshimeve ligjore në marrëveshjen ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se edhe presidenti mund të ndihmojë në këtë proces.

“Për mua të gjitha propozimet që mund të përmirësojnë diçka janë të mira. Unë besoj se presidenti mund të flasë edhe me presidentin e Greqisë, sepse ky është niveli në të cilin mund të bëhet komunikimi. Mundësinë që ta bëjmë këtë do ta diskutojmë në seancën e Qeverisë. Presidenti e di më së miri sepse ka qenë i përfshirë në përgatitjen e Marrëveshjes së Prespës, gjatë anëtarësimit në NATO, ka qenë koordinator për NATO-n, ndoshta ka më shumë detaje se si mund të zgjidhet në nivel ndërkombëtar me Greqinë dhe pse jo”.

Ai thekson se obligimi për dokumente të reja buron nga një marrëveshje ndërkombëtare që na mundësoi anëtarësimin e NATO-s, dhe se ai obligim është i rregulluar ligjërisht në Kuvend, ku është i njohur për të gjithë vitet e kaluara.  Megjithatë, Kovaçevski potencon se do të shohë nëse do të mund të bëhen ndryshimet për propozimin e presidentit Pendarovski, sepse të bëhen ndryshime ligjore pa pëlqimin e të gjithë atyre që i kanë nënshkruar, ku për më tepër këto janë dokumente ndërkombëtare, ai thotë se nuk është aq e thjeshtë, por se për këtë ai do të provojë gjithçka.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara