www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Do të qëndrojë apo do të largohet? Më në fund, presidenti i PSG flet për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe

Posted on January 10, 2024January 10, 2024 by User User1

ardhmja e Kilian Mbappe mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar.

Presidenti i klubit, sheiku Al-Khelaifi, është detyruar edhe një herë të flas në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Natyrisht, ne dëshirojmë që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Është lojtari më i mirë në botë dhe PSG është klubi më i mirë për të. Ai është në qendër të çdo projekti. Ai është një njeri i madh, një lojtar i madh dhe një njeri i fjalës. Siç e tha edhe vetë ai, ne kemi një akord, nuk dua të flas për para, sa vlen ky akord, por kemi një marrëveshje xhentëlmenësh.

Nga ana tjetër, presidenti i klubit ka folur edhe për deklaratat e Lionel Messit duke akuzuar klubin se nuk u mbajt një ceremoni parakalimi për fitoren e botërorit nga ana e tij dhe Argjentinës siç u bë në çdo stadium tjetër me të gjithë lojtarët e Argjentinës.

Kam shumë respekt për të, por kur dikush flet keq për PSG pasi largohet, kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk është një djalë i keq, por këto deklarata nuk më pëlqejnë.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara