www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tejkaloi shpejtësinë, ministrit austriak të Financave i merret patentë shoferi për një muaj

Posted on January 10, 2024January 10, 2024 by User User1

Ministrit austriak të Financave, Magnus Brunner, i është marrë patentë shoferi për një muaj, për shkak se ka tejkaluar shpejtësinë me veturën e ministrisë, njoftoi sot ministria e Brunner.

Ai voziti BMW-në 50 kilometra në orë më shpejt se shpejtësia e lejuar, në një rrugë ku shpejtësia e kufizuar është 80 kilometra në orë.

Ai e shkeli ligjin pranë qytetit Dornbirn, i cili ndodhet në provincën e tij të lindjes, Vorarlberg. Policia e ka ndaluar pasi ka kryer veprën.

“Rrugës për në një takim privat, ministri nuk e vuri re kufirin e përkohshëm të shpejtësisë. Ai është penduar dhe kërkon falje”, tha Ministria austriake e Financave.

Megjithëse ministrat austriakë kanë shoferë zyrtarë, atyre u lejohet të drejtojnë një veturë zyrtare nëse e përdorin atë për qëllime private. Kjo nuk është hera e parë që Brunner ka probleme në trafik.

Siç raporton Reuters, një vit më parë ai përfundoi në spital me lëndime në kokë pas një aksidenti me një skuter elektrik në Vjenë.

Si shkak i këtij aksidenti ai ka theksuar se nuk ka qenë mjaft i kujdesshëm në momentin e vozitjes së skuterit.

Lajmet e fundit…

  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara