www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gazetari Ridvan Berisha e ndërron emrin, shkak bëhet hoxhë Shefqet Krasniqi

Posted on January 10, 2024January 10, 2024 by User User1

Imami Shefqet Krasniqi para pak kohe e kishte pagëzuar një pjesëtar të komunitetit serb me emrin Ridvan. Qytetari në fjalë, u konvertua nga besimi ortodoks në atë islam, kurse emri i tij fillestar ishte Radovan.

Me këtë rast imami Krasniqi gjatë ceremonisë së pagëzimit nuk kishte nguruar ta quante edhe vëlla Radovanin e konvertuar në Ridvan. Madje ai kishte shkuar aq larg sa ta konsideronte atë edhe më të mirë se pjesa tjetër e besimtarëve islam. E të mos flasim për sulmet e tij të njohura ndaj ikonës së humanizmit shqiptar, Nënës Terezë.

Ky akt si duket e ka revoltuar gazetarin e njohur Ridvan Berisha.

Kështu në shenjë proteste ndaj kësaj sjellje të hoxhës, Shefqet Krasniqi, ai ka vendosur ta ndërrojë emrin e tij nga Ridvan në Rid. Pra tash e tutje gazetari në fjalë do të quhet Rid Berisha.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara