www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria ndalon importin e mishit të derrit nga Maqedonia

Posted on January 9, 2024January 9, 2024 by User User1

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka ndaluar importin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve tjera të derrit, që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të rasteve të infektimit të derrave në pjesë të Maqedonisë me sëmundjen “murtaja afrikane”.

Vendimi, siç thonë nga MBZHR do të rrijë në fuqi derisa të bëhen analizat e nevojshme dhe në rast se vêrtetohet se produktet që importohen nuk janë të infektuara, atëherë do të lejohet hyrja në tregun shqiptar.

Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara