www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Porosi të rreme gjatë festave – shumë qytetarë pre e mashtrimeve!

Posted on January 8, 2024January 8, 2024 by User User1

Gjatë festave qindra qytetarë kanë marrë SMS porosi për dërgesa që i nënshtrohen doganës dhe pasi të paguani 2 euro Postat e Maqedonisë do t`ua dërgojnë sërish.

Në vend të 2 eurove mashtruesit kibernetik kanë boshatisur llogaritë bankare të qytetarëve të RMV-së me 500 ose 600 euro. Ata që kanë reaguar më shpejt, i kanë bllokuar llogaritë.

Autoritetet, sic njofton KlanM, thonë se nëse pranoni një SMS me përmbajtje të këtillë duhet ta injoroni.

SMS mesazhi i shkruar në gjuhën maqedone, ju çon në linkun që gjoja hap faqen e Postave të Maqedonisë. Por, që në hapin e parë, sic percjell KlanM, mund të vërehet se bëhet fjalë për mashtrim, pasi në faqen nuk mund të shkoni as te MENU-ja e as te faqja zyrtare e Postave të Maqedonisë. Më pas kërkohen të dhënat personale, që shpeshherë keqpërdoren dhe në fund llogaria e transaksionit për agjentin e pretenduar që ta dorëzojë pakon tuaj pasi të paguani 1.99 euro.

Një numër I madh I qytetarëve janë bërë pre e mashtrimit, pasi çdo I dyti qytetar në vend porositë I bën përmes internetit, kurse mashtruesit kibernetik zgjedhin pikërisht festat kur edhe bankat nuk punojnë dhe vështirë merren mbështetjet teknike.

Prefiksi I numrit nga ku dërgohen SMS mesazhet, është +33, që është numri për Francën.

MPB-ja ka njoftuar PTHP-në për rastin duke bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e mashtrimeve të këtilla respektivisht assesi të mos i dërgojnë të dhënat personale përmes internetit.

Shumë banka të vendit kanë dërguar komunikata dhe njoftime për klientët e tyre që nëse I kanë dhënë llogaritë e tyre të transkasionit, menjëherë t`i bllokojnë kartelat dhe të paraqiten në qendrat e kontaktit të bankave.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara