www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mbappe ka marrëveshje me Real Madrid

Posted on January 8, 2024January 8, 2024 by User User1

Kylian Mbappe është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit në fanellën e Paris Saint-Germainit.

Ylli francez nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët dhe gjatë verës pritet të largohet nga “Parku i Princave” si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se përfaqësuesi francez ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridin.

Më saktësisht, mediumi “Footmercato” raporton se nënkampioni i botës ka bërë marrëveshje me “Los Blancos” pak ditë më parë dhe me këtë rast do t’ju bashkohet atyre gjatë verës që vjen, përcjell “Gazeta Express”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rrogës së lojtarit dhe të kohëzgjatjes së kontratës.

Por, duket se më në fund ish-futbollisti i Monacos do ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, interesim për Mbappen ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili e do atë në “Anfield Road” qe një kohë të gjatë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara