www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U premtua për në fillim të 2024, por autostrada Kërçovë-Ohër ende s’është gati

Posted on January 8, 2024January 8, 2024 by User User1

Shkelet edhe një afat. Kemi hyrë në vitin 2024 ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati.

Ky afat ishte dhënë në qershor të vitit 2021. Se nuk do të jetë gati u kuptua që kur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut.

Ai para rreth 2 jave në Click Plus nuk deshi të komentojë se kur do të përfundojë kjo autostradë, por tha se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi.

Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të përfundonte në vitin 2018, më pas afati u zhvendos për në qershor 2021, ndërsa së fundmi për dhjetor të këtij viti. Është dashur të kushtojë 378 milionë euro, por shuma është dyfishuar dhe është rreth 600 milionë euro.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara