www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Emina Çunmulaj zbulon arsyet pse nuk i publikon më fytyrat e fëmijëve të saj

Posted on January 7, 2024 by User User1

Emina Çunmulaj është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente të shumta nga përditshmëria. Prej shumë vitesh tashmë, Emina ka zgjedhur që fëmijët e saj të mos i ekspozojë në rrjetet sociale dhe pas këtij vendimi ka disa arsye tepër të forta.

Modelja e njohur ka bërë një komunikim virtual me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët i kanë drejtuar pyetje të shumta. Një ndër pyetjet që i është bërë modeles ka lidhje me ekspozimin e fëmijëve në rrjetet sociale.

“Pse nuk i ekspozon fëmijët?“, shkruan një përdorues i rrjeteve sociale.

“Ka shumë arsye”, i është përgjigjur modelja me famë botërore, duke shtuar:

“Për siguri. Ka njerëz me mendje të sëmurë. Fëmijët e mi janë sulmuar në të shkuarën nga njerëz të sëmurë mendërisht. Ndoshta ata nuk dëshirojnë të jenë pjesë e platformës që unë e kam ndërtuar për veten time. Ata janë shumë të vegjël për ta vendosur këtë gjë momentalisht por ndoshta një ditë mund të më thotë që mami përse ma ke zbuluar fytyrën, unë nuk do e doja kurrë këtë gjë. Dhe lista vijon akoma edhe më shumë…”, ka shkruar ajo. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara