www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parashikimi i motit për diten e sotme

Posted on January 6, 2024January 6, 2024 by User User1

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, në disa lugina me kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. 

Do të fryjë erë mesatare, ndërsa herë pas here do të fryjë erë e fortë nga drejtimi juglindor (mbi 60 km/h). 

Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale të shiut. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë nga 9 deri në 14 gradë.

Ndër kohë, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështirë. Në rrugën Shkup-Veles dhe Strumicë-Novo Sellë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 50m deri në 100m.

Intensiteti i qarkullimit në rrugë jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara