www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministri izraelit i Mbrojtjes njofton një fazë të re të luftës në Gazë

Posted on January 5, 2024January 5, 2024 by User User1

Izraeli kreu sulme ajrore në zonat në jug të Gazës, Khan Yunis dhe Rafah, si dhe në pjesën qendrore të rajonit. Agjencia e lajmeve France-Presse citoi njoftime të ushtrisë izrelite, sipas së cilës u goditën më shumë se 100 objektiva. Ministria e Shëndetësisë palestineze, që kontrollohet nga Hamasi, tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 162 palestinezë.

Sipas zyrtarëve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit një avion luftarak sulmoi kampin Bureij gjatë natës, duke vrarë sipas tyre anëtarët e një “celule të armatosur terroriste” që tentoi të sulmonte një tank izraelit.

Ushtria shtoi se një numër militantësh palestinezë u vranë në përleshjet në Khan Yunis.

Të enjten, ministri i Mbrojtjes së Izraelit njoftoi planet për një fazë të re të luftës në Gazë, që përfshin një strategji më objektiva të përcaktuara në veri të territorit.

Nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria izraelite mbi planin e ministrit të mbrojtjes.

Taktikat e reja, sipas ministrit Yoav Gallant, përfshijnë bastisjet, prishjen e tuneleve, sulmet ajrore dhe tokësore dhe operacione të forcave speciale.

Qindra mijëra palestinezë janë evakuuar në jug të Gazës, ku shumica po jetojnë në mjerim, pa ushqim, pa ujë të pijshëm dhe pa elementët bazë për higjienë. Zyrtarë ndërkombëtarë të shëndetësisë thonë se po përhapen sëmundje vdekjeprurëse.

Operacionet ushtarak të Izraelit për shkatërrimin e Hamasit nisën pas sulmit nga grupit terrorrist në 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelite vdiqën 1200 persona dhe u morën peng 240 të tjerë.

Disa pengje janë liruar, por 130 prej tyre kanë mbetur ende në gazë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se 22,400 palestinezë, një përqindje e madhe e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës./REL/

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara