www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“E keqja është kur bën një të mirë dikujt ”, Dafina reagon pas deklaratave të Taynas!

Posted on January 5, 2024 by User User1

Tayna foli përmes rreshtave në disa nga intervistat e saj të fundit në edicionet festive, ku u shpreh se arsyeja e ftohjes së raporteve mes saj dhe Dafinës, kishin qenë ndërhyrjet nga palët e treta.

Por me këtë deklaratë nuk po pajtohet Dafina, e cila në kanalin e saj zyrtar të fansave në Instagram, ka reaguar duke thënë se ajo ka një arsye të veçantë kur prishet me dikë, dhe se ajo nuk mund të jetë një “keqkuptim” i vogël apo diçka e thënë nga dikush.

“Hmm… E keqja është kur bën një të mirë dikujt dhe pastaj e kthen pas një kohe shumë të shkurtër me të keq. Ti? S’e di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ti? Kur ke bërë gjithçka? Duhet ta mbrosh atë person tek të tjerët që kanë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të ndahem nga dikush për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth, sepse nuk jemi më 10-vjeçarë, por 25-30 vjeçarë.

Nëse do të ishte një keqkuptim, do ta kishim sqaruar dhe do të kishim kaluar. Fjalët e njerëzve përreth? Nuk kam njerëz që merren me thashetheme. Askush nuk fiton kur tenton të tërheqë vëmendje duke poshtëruar atë që të ka ndihmuar”.

Ndërkohë, edhe Tayna nuk qëndroi indiferente duke “goditur” me një status në Threads, ku shkruante: “Të gjithë e dimë kush kë e ka ndihmuar në atë kohë. Ndalo së qenuri deluzioniste. Shko shërohu dhe mos më bëj të shkoj atje”.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara