www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Telegrami “sfidon” WhatsApp me funksionet e tij të reja

Posted on January 4, 2024 by User User1

Kompania Telegram njoftoi se ka përmirësuar cilësinë e bisedave përmes platformës së saj me të njëjtin emër.

Telegram ka prezantuar një dizajn të ri thirrjesh dhe animacionetë reja që duhet të lënë në hije konkurrentin e tij kryesor, aplikacionin WhatsApp të Metës.

Sfondi në Telegram do të ndryshojë në bazë të statusit të telefonatës, d.m.th. në bazë të asaj nëse telefoni po bie ose telefonata është në proces apo biseda ka përfunduar, raportonportali Tech Crunch.

Ndërfaqja e re kërkon më pak burime se më parë, që do të thotëse kursen baterinë dhe funksionon më mirë në pajisjet më të vjetra.

Cilësia e zërit gjatë telefonatave përmes Telegramit po përmirësohet dhe përmirësimi i tij do të vazhdojë gjatë vitit2024, shtohet në deklaratën e kompanisë me seli në Dubai.

Përveç kësaj, Telegram po prezanton animacionin e tij argëtues”avullimi” për përdoruesit e iOS dhe Android që shfaqet sa herëqë një përdorues fshin një mesazh.

Telegram njoftoi një muaj më parë se po personalizonteemoticonet për reagime dhe po përmirësonte veçoritë e tjera për të konkurruar më mirë me rivalin WhatsApp.

Platforma WhatsApp e Metës përdoret nga rreth dy miliardënjerëz në muaj dhe Telegram ka më shumë se 800 milionëpërdorues aktivë në baza mujore.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara