www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vazhdohet paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares

Posted on January 4, 2024January 4, 2024 by User User1

Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Paraburgimi vazhdohet edhe për babain e 14 vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për ndihmë gjatë rrëmbimit, si dhe Stefan Dimovskit i cili me makinën e tij e dërgoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski, nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi.

Ndërkohë ditë më parë prokuroria e Turqisë i caktoi paraburgim të ri Palevskit, për të cilin është kërkuar ekstradim në Maqedoni, por procedura pritet të zgjasë më së paku disa muaj. Vanja Gjorçevska u rrëmbye më 27 nëntor në hyrjen e ndërtesës ku jetonte, ndërsa sipas dëshmive të të dyshuarve ajo u vra vetëm dy orë më pas. Trupi i saj i pajetë u gjet në 3 dhjetor në fshatin Brazdë. / Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara