www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vetëm edhe 1 muaj afat/ Zëvendësimi i dokumenteve personale është shndërruar në makth për qytetarët

Posted on January 4, 2024January 4, 2024 by User User1

Vazhdojnë pritjet e gjata për dokumentet e identifikimit.

Qytetarët të revoltuar nga kaosi i shkaktuar para sporteleve. Shumë prej tyre nga ora 7:00 e mëngjesit pritnin në radhë për dokumentet personale.

“Sa pritet? Nga ora 7:00 e mëngjesit dhe mezi e morëm. Pritja për letërnjoftim, shumë rrëmujë. Problem i madh, për letërnjoftim të pritet kaq shumë ndërsa kjo mund të zgjidhet lehtë, mund të dërgohen me postë, që të mos behët kjo rrëmujë dhe nervozë mes qytetarëve”, tha një qytetar.

“Pritem gjatë dhe nuk arritëm të marrim radhën, lajmërohem edhe në qendër për dokumentet personale nuk e hapin telefonin, me ditë presim, nuk ka as terminë e as asgjë, e kam lejen dhe letërnjoftimin e vjetër dhe që nga mëngjes jam këtu dhe asgjë, të shohim nesër çdo bëjmë”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Nuk pritem aspak sepse nuk ka shanse që të arrish në radhë”, theksoi një qytetar.

“Aspak nuk është e organizuar, kjo është e turpshme, a pritet kohë të gjatë, jo as nuk prita po tërhiqem nuk pres, na largojnë edhe nga shteti, le të jetojnë vetëm”, u shpreh një qytetar.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me radhët e gjata të pritjeve thonë se i shfrytëzon të gjitha kapacitetet për marrjen e dokumenteve personale nga qytetarët.

“Krahas punës së rregullt me ​​termin, kemi bërë të mundur edhe fotografimin për dokumente personale pa termin në Stacionin Policor Prolet. Sa i përket marrjes së dokumenteve tashmë të kompletuara, sportelet funksionojnë edhe në fundjavë dhe këtë e bëjmë të ditur përmes mediave në mënyrë që qytetarët të informohen se kur dhe ku mund të marrin dokumentet”, thonë nga MPB.

Nga sindikata e pavarur e policisë thonë që të largohet rrëmuja dhe pritja e gjatë këshillojnë që të hapen sportele në Gjorçe dhe Çair ku qytetarët do të mund të marrin dokumentet personale pa pritur aq gjatë rend.

“Ministrit do ti përcjellja që ka vende pune dhe sportele në Gjorce dhe Çair, le të hapen në mënyrë urgjente, ka edhe policë të cilët janë atje dhe do të largohet pritja dhe nuk do të jemi në situatë të tillë pra ka mënyrë për zgjidhje të problemit dhe qytetaret të shpërndahen”, tha Goce Delçev Todev – kryetar i sindikatës së pavarur të policisë.

Afati i fundit për ndërrimin e dokumenteve personale është deri më 12 shkurt të vitit 2024./ Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara