www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Klasat me më pak nxënës, me mësim më cilësor

Posted on January 4, 2024January 4, 2024 by User User1

Ulja e numrit të nxënësve në shumë shkolla fillore të vendit ka shtyrë drejtuesit e caktuar të këtyre Institucioneve te propozojnë ndryshime ligjore që paralelet të mund të funksionojnë edhe me më pak nxënës. Përveç kësaj, ata thonë se në klasat ku numri I nxënësve është më I ulët cilësia e realizimit të procesit mësimor është më e lartë. Gazmend Ganiu, ish mësues I grupit klasor dhe tashmë drejtor i shkollës fillore “Dituria” në Likovë vlerëson se numri adekuat I formimit të një paralele është 15 nxënës.

“Tash me numër më të vogël arsimtari I grupit klasor apo lëndor ka hapësirë më të madhe gjatë orës dhe mund të diskutoj apo të komentoj me secilin nxënës veç e veç dhe të jetë ora sa më e suksesshme sepse numri sa më I vogël I nxënësve do të ketë kohë më tepër për zhvillim të njësisë mësimore ose përkushtim të secilit nxënës…Me sistemin e ri, me konceptin e ri të arsimit sepse po ndryshon çdo gjë edhe arsimtari po duhet të jetë në rrjedhë të konceptit të ri, mendimi im është se numri 15 do të ishte adekuat, normal që klasa të funksionoj pa asnjë problem me arsimtarin, qoftë klasat e larta ose të ulëta”, Gazmend Ganiu, drejtor I sh,f “Dituria”

Alsat qëndroi në klasën e katërt të kësaj shkolle ku mësojnë 15 nxënës. Siç thanë fëmijët, komoditeti që kanë në klasë u mundëson atyre që për çdo detyrë ose paqartësi të konsultohen me mësuesen

“Jemi 15 nxënës. Si është më mirë, më shumë nxënës ose kaq sa jeni ju? Me më pak, kaq sa jemi ne. Pse? Sepse edhe mësuesja mund të punoj më lehtë me ne dhe nuk është vështirë për mësuesen”, u shpreh një nxënëse.

“Më pak është më mirë se mësuesja mund të na ndihmon të gjithëve”, tha një nxënës.

“Mësuesja shumë merret me ne, shumë na mëson. Unë jam shumë mirë në gjuhën shqipe, lexoj rrjedhshëm falë kohës që mësuesja ka dhënë për ne”, shtoi një nxënëse.

Ligji aktual parashikon që për funksionimin e një paralele nevojiten të paktën 25 nxënës. Për momentin në Shkollën Fillore “Dituria” në Likovë dhe dy shkollat periferike mësojnë gjithsej 250 nxënës.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara