Krerët shtetëror të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u urojnë festat e krishtlindjeve dhe vitin e ri. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, dëshiron që në vitin 2024 të na shërbejë shëndeti dhe të gjithë së bashku të ndajmë të mirën e të keqen.
“Në vitin e ri të jemi më të mirë, më solidarë, më tolerantë, edhe si individë edhe si shoqëri. T’i tejkalojmë keqkuptimet të cilat me vita na mbajnë në një vend. Sinqerisht, dëshiroj në vitin 2024 të na shërbejë para se gjithash shëndeti. Pa dallim të përkatësisë etnike, politike, religjioze, gjinore apo çfarëdo tjetër, të gjithë jetojmë nën një qiell, thithim të njejtin ajr, bashkë ndajmë të mirën e të keqen.”- deklaroi Stevo Pendarovski – President.
Kryeministri Kovaçevski uron shëndet, fat, lumturi e paqe. Falenderon të gjithë punonjësit që do të jenë në krye të detyrës gjatë ndrimit të motmoteve.
“Unë besoj në këtë frymë dhe me mendime pozitive, Juve dhe familjeve tuaja, u’a uroj festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri. Sinqerisht, nga zemra, u uroj shëndet të mirë, fat, lumturi dhe paqe. Shprehë falenderim deri te të gjithë ata që në këto çaste festash janë në vendet e tyre të punës dhe kujdesen për shëndetin dhe sigurinë tonë. Urime viti i ri dhe urime Krishtlindjet, të jeni gjallë e shëndosh.”- Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi uron që viti 2024 të jetë një libër te i cili do të shkruhen veprat pozitive.
“Të dashur qytetarë. Le të jetë viti i ri 2024 një libër faqe të cilat do të shënohen me punë të mira, me vepra pozitive, me respekt dhe mirëkuptim ndër njerëz. Le të jetë vit në të cilin do e ndjejmë dhe do e ndajmë ngrohtësinë e solidaritetit dhe të besojmë e reflektojmë shpresë. Në vigjilje të vitit të ri 2024, ju uroj shëndet të mirë dhe përparim për ju dhe më të dashurit tuaj. Kohë cilësore të kaluara për ju dhe familjet tuaja.”- tha Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.
1 janari viti i ri 2024, dhe 7 janari – Krishtlindjet, gjegjësisht 8 janari, do të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. 6 janari – Buzmi, është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks.
