www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga 1 janari do të shtrenjtohet parkingu në Aeroportin e Shkupit

Posted on December 30, 2023December 30, 2023 by User User1

Nga 1 janari do të shtrenjtohet parkimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon koncesionari “TAV Makedonija”, çmimet prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orë mbeten të njëjta.

Parkimi në aeroport për më shumë se tre orë do të rritet për 50 denarë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 4-6 orë do të parkohet 400 denarë, 6-8 orë 500 denarë dhe 1000 në vend të 850 denarë për 8-24 orë.

Për 1.000 denarë do të shtrenjtohet parkimi për disa ditë, kështu që për tre deri në pesë ditë parkimi do të kushtojë 3.500 denarë, nga pesë deri në shtatë ditë 4.500 denarë, ndërsa për çdo ditë të ardhshme do të paguani 400 denarë.

Para ndërtesës së terminalit ka ende parkim falas prej 10 minutash, ku është e mundur një ndalesë e shkurtër për dërgimin dhe pritjen e pasagjerëve. Nëse automjeti mbahet më shumë se 10 minuta paguhet biletë prej 500 denarë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka 1200 vendparkime të caktuara për vetura dhe 6 vende të caktuara për autobus. Pagesa për shërbimet e parkimit bëhet përmes makinerive automatike./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara