www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë, thotë studimi

Posted on December 29, 2023December 29, 2023 by User User1

Një studim i ri i publikuar në revistën Social Science and Medicine ka treguar që njerëzit të cilët lexojnë një libër jetojnë më gjatë se ata të cilët nuk e kanë atë shprehi.

Hulumtuesit e Universitetit amerikan Yale kanë studiuar shprehitë e leximit të 3.635 pjesëmarrësve më të vjetër se 50 vjeç.

Të intervistuarit janë ndarë në tri grupe – në ata të cilët nuk lexojnë, në ata të cilët lexojmë më pak se 3,5 orë në javë dhe në ata të cilët lexojnë më shumë se 3,5 orë në javë.

Hulumtuesit kanë ndjekur çdo grup madje gjatë 12 vjetëve.

Njerëzit të cilët kanë lexuar më shumë kanë qenë femrat e arsimuara me të ardhura të larta, transmeton Telegrafi.

Gjatë hulumtimit është konstatuar se si të dy grupet e lexuesve kanë jetuar më gjatë se ata të cilët nuk kanë lexuar libra.

Personat të cilët kanë lexuar më shumë se 3,5 orë në javë, kanë jetuar plot 23 muaj më gjatë se njerëzit të cilët nuk kanë lexuar fare.

Ajo jetë e zgjatur është vërejtur te të gjithë të intervistuarit, pa marrë parasysh faktorët e gjendjes së tyre pasurore, arsimore dhe shëndetësore.

Prandaj, hulumtuesit kanë nxjerrë përfundimin që jetëgjatësia është e mundshme të zgjatet me aktivitetin e thjeshtë siç është leximi.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara