www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

15 miliardë euro buxheti i Superligës Evropiane

Posted on December 28, 2023December 28, 2023 by User User1

Superliga Europiane nuk ka ndër mend të kursehet për të ngritur në këmbë një turne nga e para.

Dhe duke parë shifrat që po investon, është e qartë që po bëhet gati për një turne me përmasa të jashtëzakonshme.

Gazetat sportive spanjolle kanë bërë të ditur se kompania A22, e cila është ajo që po merret me organizmin e turneut, ka nisur të përpilojë projektin e ri me tre liga, duke parashikuar edhe buxhetin që i duhet për edicionet e para të turneut.

Dhe shifrat për të cilat flitet janë marramendëse.

Bëhet e ditur se buxheti i caktuar për tre edicionet e para është 15 miliardë euro, që do të thotë se fitimet për pjesëmarrësit do të jenë kolosale në krahasim me çfarë shpërndan aktualisht UEFA.

Për më tepër, planifikohet që një fond prej 400 milionë eurosh të kalohet te futbolli amator në Europë dhe për ato kampionate që nuk përfaqësohen në këtë aktivitet.

Fonde marramendëse, të cilat po mblidhen nga investitorë arabë dhe amerikanë dhe që po shqetësojnë UEFA-n, e cila për momentin nuk i garanton më shumë se 200 milionë euro në vit futbollit të atyre që nuk marrin pjesë në aktivitetet e saj dhe ka bërë të lindë frika se mund të humbasë shumë mbështetje.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara