www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Po punohet për një zgjidhje afatgjatë për rastin e shkollës në Çashkë, thotë Shaqiri

Posted on December 28, 2023December 28, 2023 by User User1

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri siguron se po punohet për një zgjidhje afatgjatë në shkollën fillore “Todor Janev” në Komunën e Çashkës, ku prindërit reagojnë ndaj vendimit për hapjen e një paralele në gjuhën shqipe.

Ministri në promovimin e sotëm të teksteve digjitale, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, informoi se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave në Çashkë dhe se po punojnë për një zgjidhje afatgjatë.

 Ai njëherësh alarmoi që prindërit të kenë parasysh se për mësdërgimin e fëmijës në shkollë ka masa të rrepta ligjore.

“Ka masa rigoroze, sepse sipas ligjit, prindërit që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë i nënshtrohen përgjegjësisë, sepse bëhet fjalë  për detyrim ligjor, kushte në shkollë ka prandaj të mos jemi rigorozë me masat  që kenë mirëkuptim prindërit të përfundojë kjo dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët”, theksoi Shaqiri pas promovimit të teksteve digjitale interaktive për klasën e katërt, të pestë dhe të gjashtë. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara