www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ushtria e RMV-së refuzoi kërkesën e Ukrainës për ndihmë të re ushtarake

Posted on December 28, 2023December 28, 2023 by User User1

Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, për fat të keq kësaj radhe nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, gjegjësisht nevoja e ushtrisë së RMV-së, tha ministrja Slavjanka Petrovska për kërkesën nga Ukraina për ndihma e re ushtarake.

Këtë e njoftoi Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë, në konferencën e rregullt vjetore për media.

“Sipas qëndrimit të Shtabit të Përgjithshëm, që në thelb është shumë i rëndësishëm në marrjen e vendimit, është se fatkeqësisht këtë herë nuk mund të japim përgjigje pozitive sepse bëhet fjalë për pajisje që janë pjesë e formacionit tonë, pra nga nevojat të ushtrisë së RMV-së”, theksoi Petrovska.

Megjithatë, Ministrja shtoi se është e gatshme për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e Maqedonisë.

“Për momentin, Republika e Maqedonisë së Veriut, ushtria dhe ministria mbeten të hapura, nëse në të ardhmen do të ketë nevojë për trajnim të një numri shtesë të pjesëtarëve të tyre. Por në këtë moment nuk kemi njoftim, gjegjësisht nuk kemi kërkesë konkrete se sa pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe çfarë lloj trajnimi do të kryhej”, tha Petrovska.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara