www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aktori shqiptar arrestonet në Angli, Belgjika kërkon ekstradimin e tij

Posted on July 30, 2023 by User User1

Një aktor shqiptar i filmave aksion i kërkuar në Belgjikë për trafik njerëzish, duke rrezikuar deri në 20 vjet burg, ndodhet ende në territorin e Britanisë së Madhe, shkruan CNNA2.

Ekstradimi i Sebastjan Kallabakut, u miratua nga një gjyqtar në gusht 2021 dhe u nënshkrua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme, Priti Patel. Por ai rezulton në Britani pasi apeloi vendimin.

Sipas Sunday Express, 37-vjeçari bëri një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit më 19 korrik, për shkak të ndalimit për aq kohë sa zgjat beteja ligjore. Mirëpo, kërkesa për të lënë paraburgimin u refuzua dhe çështja u shty deri në përfundimin e ankesës.

Gjykata dëgjoi se Kallabaku u largua nga Shqipëria në vitin 2017 për “çështje politike” dhe kaloi kohë në Belgjikë. Megjithatë, ai nuk kërkoi azil derisa mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet belge thonë se ai është pjesë e një rrjeti të kontrabandës me njerëz dhe ka drejtuar një varkë të mbipopulluar me 30 shqiptarë nga bregdeti holandez drejt Britanisë së Madhe në vitin 2019.

Kallabaku i mohon akuzat dhe thotë se ka krijuar një jetë familjare në Britaninë e Madhe. Nuk është e qartë se kur do të finalizohet ankesa e tij kundër ekstradimit apo kërkesës për azil.

Sipas ligjit të ekstradimit të vitit 2003, pasi të ketë mbaruar procesi i apelimit, një person duhet të largohet brenda 10 ditëve. Por nga 17 korriku, janë miratuar edhe 10 zgjatje të tjera afatesh./Tv21

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara