www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tensione në seancën për zgjedhje të anëtarit të KSHZ-së

Posted on December 27, 2023December 27, 2023 by User User1

Kjo atmosferë e tensionuar ka mbizotëruar sot në komisionin për mandate dhe emërime, në tentim për të votuar anëtarin e KSHZ-së.

Deputetja nga radhët e opozitës shqiptare, Safije Sadiki Shaini kërkoi që të mos vendoset në votim kandidati për anëtar në KSHZ, Zulfi Adili i cili mbështetet nga partia e Arjanit Hoxhës.

Nga opozita potencoi se, kryeparlamentari Talat Xhaferi po tenton të sabotojë zgjedhjet dhe theksuan se ky pozicion në KSHZ i takon opozitës shqiptare, Alternativës dhe Besës.

Revoltës së opozitës shqiptare i është bashkangjitur edhe VMRO-DPMNE-ja.

“Ky është skandal i përmasave të papara. Një torturë e këtillë ndaj opozitës nuk është parë. Dhe tani do të votoni dikë që është realisht propozim i ASH-së, ndërsa zyrtarisht i propozuar nga një parti e sapoformuar, ndërsa kolegët nga Besa, Alternativa, Lëvizja Demokratike, ato që janë çdo ditë këtu, që i shihni çdo ditë në sy, ua ktheni në këtë mënyrë. Nuk e di si nuk iu vjen turp” – tha Dafina Stojanoska, VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi, paralajmëroi edhe njëherë se, në rast se nuk zgjedhet kandidati i tyre, do të bojkotojnë zgjedhjet.

“Ne e kemi bërë të ditur si parti opozitare se, pa pjesëmarrjen e plotë të opozitës shqiptare nuk mund të ketë zgjedhje në këtë vend. Nuk mund të ketë zgjedhje! Do të thotë ne do të bëjmë çmos, kemi edhe mekanizma demokratik dhe institucional edhe fuqi politike që ta ndalojmë këtë proces. Më vjen shumë keq se pse kryetari i parlamentit dhe partitë në pushtet mundohen në këtë mënyrë ta manipulojnë procesin” – deklaroi Afrim Gashi, Alternativa.

Opozita shqiptare ka propozuar për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demirin. Pas përcaktimit të kandidatit, i njëjti duhet të votohet në seancë të Kuvendit me shumicë prej dy të tretave. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara