www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Kryetari i ri i Kuvendit duhet të zgjidhet deri më 20 janar

Posted on December 27, 2023 by User User1

Nga mesi i janarit duhet të nisin zyrtarisht procedurat ligjore për përgatitjen për zgjedhjen e Qeverisë teknike, e cila duhet të punojë për realizimin e zgjedhjeve për të zgjedhurit e popullit më 8 maj.

Në një intervistë për AIM-n, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili propozohet për kryeministër të Qeverisë Teknike, ka thënë se si do të ndodhin këto ndryshime në aspektin kohorë, do të dihet me shumë gjasa nga 9 janari, kur do të mbahet takimi i parë i grupeve në vitin 2024.

Sipas tij, kryetari i ri i Kuvendit do të duhet të zgjidhej deri më 20 janar.

Këtë herë dorëheqje nuk duhet të japë vetëm kryeministri, Dimitar Kovaçevski, që do të thotë se do të japë dorëheqje edhe e gjithë Qeveria, por edhe kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili është propozuar për kryeministër teknik nga ana e BDI-së.

Para se të bëhet zyrtarisht kryetar komune, dorëheqja e Xhaferit duhet të konfirmohet në një seancë të posaçme dhe më pas të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili është propozim i LSDM-së. Gjithashtu do të duhet të plotësohet edhe vendi i deputetit të Xhaferit nga lista e BDI-së në Njësinë Zgjedhore 5.

Zgjedhja e Qeverisë teknike është caktuar për 28 janar.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara