Aktori Cillian Murphy në një intervistë të fundit zbuloi skenën e tij të preferuar në Oppenheimer.
Në një bisedë për IndieWire, aktori ka veçuar marrjen në pyetje në sallën e gjyqit si skenën e tij të preferuar, pavarësisht se ajo është filmuar në një hapësirë shumë të vogël.
“E gjithë ajo sekuencë ishte e preferuara ime për të xhiruar, sepse ne e xhiruam atë në fund. Ne e kaluam të gjithë së bashku. Ishte një orar i çmendur ambicioz – e xhiruam për 57 ditë dhe fluturuam në të gjithë vendin. Përfunduam në një hapësirë të vogël, e tmerrshme, e ndyrë burokratike, me ekuipazhin e shtyrë deri në fund të dhomës me një kamerë të madhe IMAX dhe të gjithë të grumbulluar”, tha Murphy për IndieWire.
Ai shtoi se “ata e bënë këtë në jetën reale për të poshtëruar Oppenheimer, për ta bërë atë të ndihej i pavlerë dhe i padobishëm”.
Por përsa më përket mua, më riktheu në ditët e teatrit, kur isha në shoqërinë e aktorëve që bashkëpunojnë ngushtë”, përfundoi ai.