www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndryshimet e reja nga Microsoft, në rrezik 240 milionë kompjuterë në nivel global!

Posted on December 25, 2023December 25, 2023 by User User1

Plani i Microsoft për të ndaluar së mbështeturi sistemin operativ Windows 10, po sjell shqetësime të mëdha për rreth 240 milionë kompjuterë në nivel global. Ky ndryshim pritet të shkaktojë një fluks të madh të mbetjeve elektronike, duke rrezikuar hedhjen në plehra të rreth 480 milionë kilogramëve pajisje elektronike, peshë kjo e përafërt me atë të 320 mijë makinave.

Edhe pse shumë nga këta kompjuterë mund të jenë funksionalë për vite pas përfundimit të mbështetjes për Windows 10, Canalis paralajmëroi se kërkesa për pajisje pa përditësime sigurie mund të jetë e ulët. Microsoft ka zbuluar planin për të ofruar përditësime sigurie për pajisjet me Windows 10 deri në tetor të vitit 2028. Megjithatë çmimi për këtë shërbim ende nuk është bërë i njohur. Ndërkohë, Canalis sugjeron se “migrimi” në kompjuterë më të rinj mund të jetë me kosto më efektive.

Ndryshimet vijnë në kontekstin e synimeve për të ndërprerë mbështetjen për Windows 10, ndërsa sistemi i ardhshëm operativ i Windows pritet të sjellë teknologji të avancuar të Inteligjencës Artificiale. Ndërkaq, Google, Microsoft dhe Meta kanë bashkuar forcat për të formuar një komitet drejtues për të përmirësuar sigurinë e aplikacioneve përmes Aleancës së Mbrojtjes së Aplikacioneve të ristrukturuara, e cila tani është pjesë e familjes së Fondacionit Linux. Treshja planifikon të zgjerojë fushëveprimin e Aleancës për të inkurajuar zbatimin e përbashkët të standardeve të industrisë për sigurinë e aplikacioneve.

Microsoft ka deklaruar gjithashtu se do të investojë një shumë prej 5 miliardë dollarë në Australi gjatë dy viteve të ardhshme, ndërkohë që bashkëpunon me Drejtorinë Australiane të Sinjaleve (ASD) për të rritur mbrojtjen e brendshme nga kërcënimet kibernetike. Sipas mediave të huaja, Anthony Albanese konfirmoi investimin e ri në ditën e hapjes së vizitës së tij shtetërore në Shtetet e Bashkuara gjatë një aktiviteti në ambasadën australiane në Uashington, i shoqëruar nga nënkryetari dhe presidenti i Microsoft, Brad Smith dhe drejtori menaxhues i Microsoft për Australi dhe Zelandë të Re, Steven Worrall.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara