
Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje” sot do të organizojë garën tradicionale me “babadimra”, përcjell TV21. Në garën nëpër rrugët e Shkupit do të vrapojnë persona të veshur me kostume të kuqe të babadimrit.
Gara do të fillojë në ora 12:00 para “Skopje City Mall”. Rruga është e gjatë dy kilometra dhe pjesëmarrësit e moshave të ndryshme duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen www.prvdovrv.mk
