www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xherdan Shaqiri me shoqëri shkaktojnë probleme në diskotekë në Prishtinë, nxjerret jashtë nga sigurimi

Posted on December 24, 2023December 24, 2023 by User User1

Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.

Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.

Mirëpo, sipas ‘GazetaExpress’, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë është bërë pjesë e një incidenti të vogël.

Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.

Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë. Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre.

E një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij

Sidoqoftë, Gazeta Express përmes burimeve të saj të sigurta e ka konfirmuar që personi të cilit i referohet ky person ka qenë pikërisht ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me disa shoqërues të tij, te të cilët kanë shkuar sigurimi dhe kanë kërkuar që të largohen nga diskoteka

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara