www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parlamenti turk vazhdon diskutimin javën e ardhshme për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Posted on December 24, 2023December 24, 2023 by User User1

Komisioni i punëve të jashtme të parlamentit turk do të mblidhet sërish të martën për të shqyrtuar anëtarësimin e Suedisë në NATO, njoftoi të premten faqja e internetit e parlamentit, një hap i parë i nevojshëm për ratifikimin anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake veri-atlantike.

Suedia dhe Finlanda kërkuan të anëtarësohen në NATO vitin e kaluar pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Por, Turqia, anëtare e NATO-s, ngriti kundërshtime lidhur me atë që tha se ishte mbrojtja që po i ofrojnë këto dy vende organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.

Turqia miratoi anëtarësimin e Finlandës në prill, por së bashku me Hungarinë, e ka refuzuar Suedinë që ende po pret të anëtarësohet zyrtarisht në NATO.

Presidenti turk Tajip Erdogan paraqiti projektligjin për ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në parlament në tetor dhe komisioni i punëve të jashtme të parlamentit filloi ta debatonte më 16 nëntor, por shtyu diskutimin e mëtejshëm.

Për ratifikimin, projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme përpara se të hidhet në votim të plotë në parlament. Presidenti Erdogan më pas do ta nënshkruante atë për të përfunduar procesin.

Të martën, zoti Erdogan u citua të thoshte se kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO dhe shitja e avionëve luftarakë amerikanë F-16 Turqisë “janë çështje të lidhura”. Ai shtoi se presidenti Joe Biden kishte premtuar se do ta bindte Kongresin të siguronte shitjen e atyre avionëve nëse Turqia ratifikonte anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Turqia kërkoi në tetor të vitit 2021 të blinte 40 avionë prodhim të kompanisë amerikane ‘Lockheed Martin Corp’ F-16 dhe 79 pako që do të modernizonin avionët e saj ekzistues luftarakë.

Administrata e Presidentit Biden mbështet shitjen prej 20 miliardë dollarësh, por në Kongres ka pasur kundërshtime lidhur me vonesën e Turqisë për ratifikimin e hyrjes së Suedisë në NATO dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut. /VOA

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara