www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vdes 27 vjeçarja e pickuar nga rriqrat

Posted on July 30, 2023July 30, 2023 by User User1

Ka ndërruar jetë një 27 vjeçare si pasoje e pickimit nga rriqra. Më 27 korrik laboratori i virologjisë ka vërtetuar shkakun e etheve hemorragjike Krime-Kongo tek pacientjae cila ishte e shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile. 27 vjeçarja nga fshati Kuçicë në Shtip, ka ndërruar jetë po atë ditë për shkak të përparimit të shpejtë të sëmundjes. . Një ekip nga departamenti i epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik në bashkëpunim me një epidemiolog nga Sektori për Shëndet Publik në Shtip ka bërë një inspektim të menjëhershëm të fshatit, spitalit klinik të Shtipit dhe Kujdesit Mjekesorë Emergjent në Shtip. Për pacienten është bërë edhe anketa epidemiologjike, pas së cilës është konstatuar se ajo është pickuar nga rriqra e cila është nxjerrë në shtëpi, pas shfaqjes së simptomave. Disa ditë pas pickimit pacientja fillimisht është shtruar në spitalin e Shtipit dhe më pas është transferuar në Shkup ku ka ndërruar jetë. Meqenëse sëmundja transmetohet edhe përmes gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familje dhe janë klasifikuar sipas rrezikut./Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara