www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti i bindur për fitoren e Frontit Europian: S’bëjmë hesap për qebapë, por si t’i bëjmë shqiptarët më të rëndësishëm

Posted on December 22, 2023December 22, 2023 by User User1

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij për fundvit u shpreh i bindur se i ashtuquajturi Front Europian do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme, përcjell TV21. 

Ahmeti tha se nuk janë të pakët ata që do t’i bashkëngjiten këtij fronti.

“Prandaj unë mendoj se ky front, edhe kemi investuar edhe kemi punuar. Ky front do të konsolidohet dhe so të shënojë fitoren e radhës të BDI-së bashkë me të gjithë ata që do t’i bashkohen këtij fronti, që nuk janë pak, po se sa janë? Le ta lë që të mërzitën ata të cilët nuk e dinë se sa fronti do të jetë i gjere”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti edhe në këtë fjalim theksoi se partitë politike shqiptare nuk kanë nevojë më tepër se dy parti.

“Ne nuk na duhen më shumë se 2 parti, pozitë dhe opozitë. Nuk na duhet se gdhihet në mëngjes dhe ka parë ëndërr, në mes të miletit, se atë mileti e do dhe i merr nja 5 veta dhe bën parti politike”, deklaroi Ahmeti.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara