www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Erupsioni i vullkanit në Islandë mund të zgjasë me muaj

Posted on December 22, 2023December 22, 2023 by User User1

Një vullkan ka shpërthyer në Gadishullin Rejkjanes në jugperëndim të Islandës, vetëm disa javë pas dridhjeve intensive të tokës. Rreth 4.000 njerëz janë evakuuar nga qyteza e njohur për peshkim, Grindavik, më herët gjatë këtij muaji, dhe banja termale është mbyllur.

Rajoni rreth kryeqytetit të Islandës, Rejkjavikut, ka regjistruar rritje të aktivitetit sizmik prej fundit të tetorit.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale është parë llava duke u përhapur prej vullkanit, vetëm pak orë pas shpërthimit.

Shpërthimi është parë edhe prej Rejkjavikut, i cili është rreth 42 kilometra larg Grindavikut.

Një banor i ka thënë transmetuesit britanik BBC se pjesa më e madhe e qiellit është “ndriçuar nga ngjyra e kuqe” e shpërthimit, dhe është krijuar tym i madh.

Njerëzit janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg zonës së vullkanit, ndonëse nuk ka raportime për persona të plagosur.

Shpërthimi nuk pritet të ndikojë në trafikun ajror, sikurse më 2010.

Në prill të atij viti, një shpërthimi vullkanik ka rezultuar me mbylljen më të gjatë të hapësirës ajrore evropiane, prej Luftës së Dytë Botërore, dhe humbjet besohet se kanë arritur në 1.5 – 2.5 miliardë euro.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara