www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy vetura morën zero yje në testin e sigurisë

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Ndërsa disa prodhues veturash mezi presin të mburren me rezultatet e tyre të mira prej testeve që kanë të bëjnë me vlerësimet e sigurisë, disa të tjerë mund të preferojnë që këto teste të mos kryhen fare.

Një nga testet më të respektuara të sigurisë është ai i kryer nga ANCAP (Programi i Vlerësimit të Automjeteve të Reja Australiane-Aziatike), dhe dy modele arritën të merrnin, besoni ose jo – zero yje.

MG 5 dhe Mahindra Scorpio janë në pikëpyetje dhe të dyja automjetet janë kritikuar për “dështime thelbësore kur bëhet fjalë për zbatimin e veçorive të sigurisë që shumë prodhues kanë pasur për vite me radhë”.

Kështu, për shembull, MG 5 mori nota shumë të këqija kur bëhet fjalë për vlerësimin e rrezikut për gjoksin dhe këmbët e pasagjerit në një përplasje frontale, rregullimin e rripit të sigurimit dhe për shkak se nuk ka një airbag qendror.

Mahindra Scorpio nuk ia doli as shumë më mirë, dhe thuhet se ofron mbrojtje të dobët për pasagjerët e rritur, qofshin ata që goditen nga përpara, anash apo mbrapa. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara