www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ish-kryeparlamentari izraelit: Kryeministri Netanyahu është “kërcënim” për Izraelin

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Ish-kryetari i parlamentit izraelit (Knesset), Mickey Levy ka deklaruar se kryeministri Benjamin Netanyahu është bërë “kërcënim” për Izraelin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për gazetën izraelite “Maariv”, anëtari i Knesset-it nga partia opozita “Ka të ardhme” tha se Netanyahu duhet të largohet edhe pa pritur zgjedhjet.

“Ai është i fokusuar vetëm te vetja. Të gjitha veprimet e tij janë të orientuara drejt ruajtjes së interesave të tij personale, duke tejkaluar shumë interesat e Izraelit”, tha Levy.

Levy theksoi se një komitet hetimor qeveritar duhej të ishte formuar për të hetuar dështimin më të rëndësishëm të Izraelit më 7 tetor. “Netanyahu nuk mund të vazhdojë si kryeministër pas këtij dështimi dhe ne duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve” tha ai.

“A do të ndodhë”, pyeti ai, duke theksuar se nuk mund ta besojë se Netanyahu do ta mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve me dëshirë, sepse nuk është person që merr përgjegjësinë.

“Ky njeri (Netanyahu) është i shkëputur nga realiteti”, u shpreh Levy.

Netayahu përballet me kritika të gjera brenda qarqeve izraelite për shkak të dështimit për të zbuluar sulmin e Hamasit më 7 tetor dhe mënyrës se si po e trajton çështjen e pengjeve izraelite në Rripin e Gazës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara