www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit fillon realizimin e një nga projekteve më të mëdha infrastrukturore

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Qyteti i Shkupit fillon me realizimin e projektit për Bulevari Hrvatska, i cili u ishte premtuar qytetarëve, por nuk është realizuar me dekada. Projekti është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore, pas realizimit të të cilit Shkupi do të ketë një zgjidhje trafiku me karakter të unazës së brendshme rreth bërthamës qendrore dhe që siguron lidhje më të shpejtë dhe më të besueshme të komunës së Gazi Babës me Çairin dhe Butelin. Me realizimin e këtij projekti të shumëpritur, po ndërtohet në fazën e parë infrastruktura nëntokësore, e më pas faza e ndërtimit nga nënkalimi pranë Butelit deri në rrethrrotullimin pranë Autokomandës. Kjo zgjidhje e trafikut mbyll unazën e dytë në Shkup, e cila do të reduktojë ndjeshëm bllokimet e trafikut.

Ndërtimi i bulevardit Hrvatska dhe ujësjellësi përgjatë trasesë së tij janë projekte kapitale, realizimi i të cilave është i domosdoshëm për zhvillimin e Shkupit. Edhe pse i premtuar me dekada, nuk është bërë asnjë hap për realizimin e tij dhe ky është aktiviteti i parë ndërtimor për realizimin e këtij projekti, i cili krijon edhe parakushte për tejkalimin e sfidave me furnizim normal me ujë për vendbanimet Çento, Stajkovci, Singeliq, Inxhikovë dhe Hipodrom.

Me fillimin e aktiviteteve ndërtimore për vendosjen e valvulës së gjilpërës në tubacionin me profilin F1600, do të arrihet rregullimi i rrjedhjes së ujit në lagjen Zhelezara, si dhe do të mundësohet lidhja e dy tubacioneve kryesore të ujësjellësit, njëri me profil F700 në Bulevardin Aleksandar Makedonski dhe tjetri me profilin F1600 përgjatë bulevardit të ri Hrvatska. Ndërtimi i kësaj pjese të rrjetit të ujësjellësit është parakusht për përmirësimin e furnizimit me ujë në të gjithë territorin e komunës së Gazi Babës.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara