www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndotja e ajrit: Shkupi në top 10 – qyteti i Shkupit përgënjeshtron!

Posted on December 20, 2023December 20, 2023 by User User1

Sipas Platformës IQ AIR, Shkupi u gjet në vendin e pestë në qyteteve më të ndotura në Evropë, përcjell KlanM. Me indeks të cilësisë së ajrit prej 161, ndotja e ajrit në Shkup, ishte cilësuar si e dëmshme për shëndetin, kurse në në nivel të kryeqendrave evropiane ajër më të ndotur se Shkupi ishte regjistruar në Sarajevë.

Por, ndryshe mendojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, para se të plasohen tituj senzacional duhet të konfirmohen.

“Shërbimi botëror i monitorimit “ËAQI”, i cili në kohë reale tregon të dhënat për nivelin e ndotjes së të gjitha qyteteve të botës, tregon qartë se Shkupi nuk është më i ndotur as në Maqedoni, e jo në botë. E njëjta konfirmohet edhe në stacionet kombëtare të matjes së cilësisë së ajrit. Si qytete më të ndotura në Maqedoni në 48 orët e fundit janë Kavadari, Strumica dhe Tetova”, thonë nga qyteti i Shkupit.

Zyrtarët e komunitetit energjetik kanë paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën se tashmë pesë vite shkelin rregullat, me të cilët u obliguan që ta kufizojnë ndotjen e ajrit dhe ambientit jetësor përmes termocentraleve.

Nga ana tjetër, nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike kanë njoftuar se në rajonin e Shkupit do të ketë paraqitje të mjegullës së dendur gjatë orëve të mëngjesit dhe të ditës. Reshje lokale të shiut priten gjatë fundjavës./KlanMacedonia

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara