www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Celine Dion përfundon në karrige me rrota, këngëtarja nuk e kontrrollon dot më trupin e saj!

Posted on December 20, 2023 by User User1

Rreth një muaj më parë, këngëtarja legjendare Celine Dion u shfaq në publik pas një kohe shumë të gjatë mungese. Celine e cila aktualisht po lufton me sindromën stiff, u shfaq në një lojë hockey në Las Vegas, Nevada. 55-vjeçarja u pa në publik për herë të parë në tre vite e gjysmë. Ajo dukej në gjendje të mirë shëndetësore teksa përshëndeste lojtarët dhe fanasat në dhomat e ndërrimit pas ndeshjes.

Ndërkaq, së fundmi thuhet se gjendja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar përsëri. E motra, Claudette deklaroi për faqen kanadeze “7 Jours” se artistja tashmë lëviz me karrige me rrota dhe nuk e kontrollon dot më trupin e saj:

Po punon fort për t’u kthyer në skenë, por ka humbur kontrollin e muskujve. Kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul.

Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes. Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Në vit më parë këngëtarja e “My Heart Will Go On” u detyrua të anulojë turneun e saj “Courage World Tour”.

Fatkeqësisht, pavarësisht trajtimit, Claudette zbuloi se nuk kishte përmirësime të rëndësishme në shëndetin e saj dhe Celine aktualisht ende përdor karrigen me rrota për të lëvizur. Shumica e njerëzve që zhvillojnë këtë sëmundje mund të diagnostikohen nga mosha 40-60-vjeç. Aktualisht nuk ka asnjë kurë për SPS-në, e cila mund t’i lërë të sëmurët të paaftë për të ecur apo folur. Në shumicën e rasteve njerëzit me SPS i përgjigjen dozave të larta të diazepamit, i cili shpesh përdoret si ilaç kundër ankthit.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara