www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot në Shkup mbahet “e-Shoqëri.mk” konferencë ndërkombëtare në lidhje me inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut

Posted on December 19, 2023December 19, 2023 by User User1

Sot në Shkup do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis në Hotelin “Meriot” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Fondacioni Metamorfozis ju fton përzemërsisht në edicionin e 19-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”, që do të organizohet më 19 dhjetor 2023, në temën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibri të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”. Konferenca do të organizohet në format hibrid”, njoftoi Fondacioni Metamorfozis.

Konferenca do të mbahet në gjuhën angleze, maqedone dhe shqipe. Agjenda gjendet në këtë link. 

“Disa nga pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në ngjarje fizikisht, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të mund t’i ndjekin seancat online përmes platformës ZOOM dhe përmes Facebook Live në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook”, njoftoi Fondacioni për konferencën “Inteligjenca artificiale dhe të drejtat e njeriut: Gjetja e ekuilibrit të duhur midis inovacionit dhe përgjegjësisë”.

“Konferenca do të eksplorojë inteligjencën artificiale (IA) që hap mundësi të papara për inovacion në sektorë të ndryshëm, e njëkohësisht ngrit çështje të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”, sqaroi Fondacioni.

Konferenca “e-Shoqëri.mk” organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Mbretërisë së Bashkuar.

Përkujtojmë që edicioni i 19-të i konferencës ndërkombëtare “E-shoqëri.mk” nga Fondacioni Metamorfozis filloi mbrëmë me “Cyber ​​Shake” diskutimin për të rinjtë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”Cyber ​​Shake” diskutimin për të rinjtë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?”

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara