www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Presidenti Pendarovski vizitoi Tetovën në kuadër të projektit “Ballë për ballë me presidentin”

Posted on December 18, 2023December 18, 2023 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka qëndruar në Tetovë në kuadër të projektit “Ballë për Ballë me presidentin”, informojnë nga kabineti i shefit të shtetit. Gjatë vizitës në Tetovë, Pendarovski ishte i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva dhe me u.d. drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Asaf Abduramani.

Delegacioni i kryesuar nga presidenti Pendarovski fillimisht e vizitoi spitalin klinik – Tetovë dhe realizoi takim me drejtorin e përgjithshëm mjekësor, prof. dr. Ilir Demiri dhe me një pjesë nga stasi mjekësor dhe drejtues në institucionin.

“Presidenti Pendarovski u informua për aktivitetet e deritanishme për renovimin e ambulancave interniste, blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe modernizimin e sallave të kirurgjisë në Qendrën Emergjente. Në takim u shpreh kënaqësia nga përkushtimi i fuqishëm i institucioneve kompetente për përmirësimin e kushteve spitalore dhe të shërbimit shëndetësor për qytetarët e Tetovës, nga rajoni, por edhe nga i gjithë vendi. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për nevojën urgjente të punësimit të personelit të ri mjekësor, si në spitalin e Tetovës, ashtu edhe në spitalet e Shtipit dhe Manastirit”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentit.

Gjatë vizitës në spital, presidenti Pendarovski vizitoi repartin e ri të onkologjisë, i cili është vënë në përdorim që nga sot, repartin e rentgenit në të cilin janë instaluar dy aparate digjitale të sofistikuara dhe një mamomat, ambulancë e rinovuar, si dhe hapësirat e reja që zgjerojnë ndjeshëm kapacitetet për hospitalizim, terapi dhe trajtim të pacientëve.

Në Tetovë presidenti u takua me disa nga anëtarët e grupit joformal “Çkrap”, fotografë të cilët me entuziazëm të fortë mbijetojnë dy dekada.

“Përfaqësuesit e grupit fotografik, në të cilin kanë kaluar nëpër vite afro 80 fotografë, ndanë aktivitetet e tyre në drejtim të afirmimit të kësaj lloj shprehjeje artistike. Duke prezantuar një segment të vogël të krijimtarisë së tyre mbresëlënëse, fotografët e informuan presidentin Pendarovski se çdo vit realizojnë ekspozita me temë të lirë, në të cilat shpesh marrin pjesë vepra nga mërgimtarët tanë – anëtarë të “Çkrapit”, thuhet në kumtesën.

Presidenti Pendarovski ka vizituar edhe shtëpinë e familjes së njohur Palloshi nga Tetova.Në takim, presidenti theksoi kontributin e individëve të shquar nga kjo familje, të cilët lanë gjurmë të qëndrueshme në zhvillimin kulturo-historik dhe arkitektonik të Tetovës. Duke paraqitur konakun e tyre me vlerë muzeale, të ndërtuar dy shekuj e gjysmë më parë, mikpritësit iu referuan të kaluarës së afërt, kur ndërtesa ishte shtëpia e shumë brezave Palloshi. 

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara