www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj në Big Brother Vip? Këngëtarja: Kam marrë një ftesë…

Posted on December 18, 2023December 18, 2023 by User User1

Edicioni i tretë i Big Brother Vip Albania 3, pritet të nisë në Janar të vitit të ardhshëm dhe kur kanë mbetur vetëm pak javë larg, emrat të cilët mund të bëhen banorë të asaj shtëpie kanë nisur të përfliten shumë. Midis personazheve të përfolura është edhe emri i Romeo Veshajt.

Ndërkohë në premierën e filmit “5 Herë Jo!” ,projekti i parë kinematografik i çiftit Donald Veshaj dhe Bora Zemani, ishte edhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Ajo u pyet për pritshmëritë ndaj filmit, por edhe për marrëdhënien me Romeon.

Gazetari Ronaldo Sharka e pyeti nëse ka marrë një ftesë për tu bërë pjesë e Big Brother, ndërsa pjesë e këtij edicioni mund të jetë dhe Romeo, me të cilin dikur ajo ishte në një marrëdhënie dashurie.

Jonida është përgjigjur duke thënë se e ka marrë një ftesë por nuk është personazh për BBV.

“Kam pasur ftesë për në Big Brother 1, po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…”, tha këngëtarja.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara