www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Matthew Perry!

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

Aktori i njohur Matthew Perry ka humbur jetën për shkak të efekteve akute të shkaktuara nga marrja e ketaminës. Këto janë rezultatet e publikuar nga zyra e mjekut ligjor në Los Angeles. Kujtojmë se aktori i njohur gjerësisht për rolin e tij në serialin “Friends”, u gjet i pajetë në banesën e tij dy muaj më parë. Perry u gjet pa shenja jetë në vaskë dhe ekzaminimet e para nuk mundën të identifikonin shkakun e vdekjes.

Mbytja në ujin e vaskës renditet si një faktor kontribues në vdekjen e tij, sëmundja e arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës, e përdorur për të trajtuar çrregullimin e shkaktuar nga përdorimi i opioideve. Mënyra e vdekjes është cilësuar si aksidentale. Perry ndërroi jetë të shtunën e 28 tetorit. Autoritetet mbërritën në shtëpinë e tij në Los Anxhelos rreth orës 16:00 me orën lokale dhe e gjetën në një vaskë me ujë të nxehtë. Në vendngjarje nuk kishte asnjë substancë të ndaluar.

Familja e të ndjerit po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew. “Potenciali që ka Fondacioni Matthew Perry për të ndihmuar ata që vuajnë nga sëmundjet është diçka për të cilën jemi krenarë”,-theksohet në deklaratë.

Roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara