www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Kthimi i ikonave – falënderoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama!

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

20 ikonat që datojnë nga fundi I shekullit 18 dhe shekullit 19-të, pas një dekade kthehen në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se përmes modelit të diplomacisë dhe marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore nga Shqipëria janë kthyer ikonat që ishin grabitur në vitin 2013.

“Bëhet fjalë për një aksion të madh dhe gjithëpërfshirës të MPB-së së Shqipërisë, që zbuloi një kanal grabitjeje, trafikimi dhe shkatërimi të trashëgimisë kulturore-historike dhe shpreh falënderime për policinë e Shqipërisë, vecanërisht Kryeministrin Rama, I cili u zotua se sapo të përfundojnë procedurat, ikonat do të kthehen në Maqedoni” – tha Kovaçevski.

“Ditë historike për kulturën maqedonase dhe vlerësimin e pasurisë sonë të mbrojtur kulturore” – e kanë vlerësuar autoritetet e vendit kthimin e 20 ikonave nga Shqipëria, që u takojnë kishave dhe manastireve maqedonase.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, gjatë dorëzimit të ikonave homologes së vet maqedonase Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka deklaruar se ky moment solemn paraqet avangardë për zbatimin e konventave ndërkombëtare.

20 ikonat e kthyera ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013. Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin. /KlanMacedonia/

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara