www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

 Ja firmat e 30 deputetëve që kërkojnë pezullimin e arrestimit të Berishës

Posted on December 16, 2023 by User User1

Report Tv publikon sot dhe foto të dokumentit ku janë hedhur firmat e 30 deputetëve të cilët firmosën kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Emrat u mbajtën të fshehtë, por Report Tv i bëri publike dje. Mes firmave ishte dhe Gazment Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij.

Ndërsa sot Report Tv publikon dhe foto të dokumentit ku janë hedhur firmat që i janë bashkangjitur kërkesës me të cilën deputetët e Rithemelimit dhe të Bardhit më 14 dhjetor 2023 iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Ndryshe nga kërkesa për marrëveshjen me emigrantët me Italinë, asnjë deputet i Partisë së Ilir Metës, (Partia e Lirisë) nuk ka firmosur këtë herë për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.

Dje Gazment Bardhi përmes një reagimi u përpoq që të përgënjeshtronte lajmin e Report Tv dhe Shqiptarja.com se po kërkonin pezullimin e arrestimit të Berishës me pretendimin se po kërkonte intepretim në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por ajo që Bardhi fsheh është fakti se ai komenton vetëm pikën 1 dhe 2 të kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, dhe nuk përmend fare pikën 4.

Pikërisht në pikën 4 të kërkesës që vetë ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, dhe që shqiptarja.com e bashkangjit në këtë shkrim (me të verdhë) i kërkohet tekstualisht gjykatës Kushtetuese “Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje”.

Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç’ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara