www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shenjat e zodiakut që i urrejnë Krishtlindjet!

Posted on December 15, 2023December 15, 2023 by User User1

Ka disa njerëz që nuk i pëlqejnë farë Krishtlindjet madje ajo ditë festive ju shkakton ankth dhe stres. Ju njohim me disa shenja të zodiakut që janë vërtet alergjike ndaj festave.

Dashi

Nuk i pëlqen çdo gjë që rezulton në vonesa ose pasivitet. Ata preferojnë të punojnë kur janë me pushime dhe të përdorin talentin e tyre në vend që të rrinë ulur. Një Dash do të prishë frymën e festave të të gjithëve përreth.

Akrepi

Akrepat nuk i pëlqejnë gënjeshtrat dhe sekretet. Gjatë festave të fundvitit ata do të zbulojnë se dikush i ka gënjyer gjatë gjithë jetës së tyre. Ata do të lëndohen dhe sapo të zhgënjehen, nuk ka më kthim. Një Akrep do të dëshirojë menjëherë të largohet dhe të mos flasë më me ata anëtarë të familjes që e tradhtuan. Kjo do të prishë atë që supozohet të jetë një mbledhje argëtuese familjare për të gjithë.

Ujori

Preferojnë të kalojnë kohë vetëm duke bërë gjërat që duan, sesa të detyrohen të qëndrojnë në situata të mërzitshme me njerëz që nuk i pëlqejnë. Kur afrohet sezoni i festave, Ujorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të jenë pranë anëtarëve të familjes me të cilët mund të mos kenë asnjë lidhje shpirtërore.

Ndërkaq, sezoni i festave përveç gëzimit mund të ketë edhe rreziqe të mundshme shëndetësore që lidhen me zbukurimet e Krishtlindjes. Zbukurimet e Krishtlindjes mund të grumbullojnë pluhur dhe myk duke paraqitur rreziqe për frymëmarrjen dhe alergjitë. Zbukurimet e ruajtura në kushte lagështire ose pluhuri mund të bëhen baza për rritjen e mykut, duke kontribuar në probleme të frymëmarrjes, acarime të lëkurës dhe përkeqësim të alergjive dhe simptomave të astmës. 

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara