www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Mund të fitoj…”/Aktori i njohur Bes Kallaku pjesë e Big Brother VIP 3?!

Posted on December 15, 2023December 15, 2023 by User User1

tuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur Bes Kallaku. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e tij muzikore, bashkëpunimin e suksesshëm me Mandi Nishtullën dhe gjithashtu ka treguar edhe arsyen e shkëputjes së tij nga angazhimet në televizion.

Në çfarë pike janë emisionet dhe spektaklet e humorit sipas tij? Me çfarë syri i sheh?

Unë kam përshtypjen që nuk janë në pikën e tyre më të mirë. Spektaklet e humorit në Shqipëri janë marrë nga Italia. Po themi “Portokallia” është një simotër e “Zeling” edhe ato bënë një stop prej 5-6 vitesh sepse konsumi i çdo jave dhe dalja në skenë çdo javë është një konsum i jashtëzakonshëm. Duhet të shkruash dhe të jesh aktual. Kam përshtypjen që nuk janë në momentin e tyre më të mirë sidomos emisionet me shumë aktorë. Trend i momentit janë ‘Reality Show’ këto po funksionojnë. 

Nëse do të merrte një ftesë për të qenë në “BB VIP 3” do pranonte?

Kurrë mos thuaj kurrë por unë nuk e shoh veten i mbyllur në shtëpi. Mund ta provoj por jam i bindur që do dal. Nuk i dihet edhe mund të fitoja sepse ne nuk e kuptojmë kurrë presionin që është aty brenda pa qenë aty brenda. 

Duke marrë parasysh muzikën dhe aktrimin, humorin a ka pasur një ndërthurje të të dyjave në artin e Bes Kallakut?

Guri i parë i themelit në të gjithë karrierën time është “Portokallia”. Një rast i tillë ka qenë pikërisht kënga me Ylli Bakën “Baftjari” që e mora personazhin nga “Portokallia”. E solla personazh kënge. 

A ndihet Besi i plotësuar deri tani me gjërat që ka arritur gjatë gjithë këtyre viteve?

Nga vijmë dhe ku jemi, tani jemi shumë të kënaqur. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara