www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Elon Musk shpenzon 100 milionë dollarë për të hapur një universitet të ri në Teksas

Posted on December 15, 2023 by User User1

Titani i teknologjisë, Elon Musk po planifikon të ndërtojë një universitet në Austin të Teksasit, sipas dosjeve tatimore, raporton Bloomberg.

Një organizatë bamirëse e quajtur The Foundation mori një donacion nga Musk prej 100 milionë dollarësh dhe me këto para planifikon fillimisht të hap një shkollë fillore dhe të mesme në Austin për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Pasi të bëhet plotësisht funksionale, shkolla do të fokusohet në krijimin e një universiteti.

Kjo shkollë po synon të kërkojë akreditim nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Komisioni i Shkollave për Kolegjet, një hap i parë i domosdoshëm për të hapur institucionin arsimor.

Sipas dosjes, universiteti planifikon t’i mësojë studentët brenda institucionit gjithashtu edhe nga distanca, me teknologji të përshtatshme.

Në fillim do të regjistrojë 50 studentë për ta rritur këtë numër me kalimin e kohës.

Shkolla do të financonte aktivitetet e saj përmes donacioneve dhe tarifave të shkollimit, megjithëse në dosje thuhet gjithashtu se nëse një student nuk mund të paguajë shkollimin ose tarifat, shkolla mund të sigurojë ndihmë financiare.

Institucioni që po përpiqet të hap Elon Musk ka nisur aktualisht rekrutimin e stafit.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara